Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se tani e tutje në web portalin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në baza mujore opinioni i gjerë publik mund të gjejë raportin individual të lëndëve të kryera nga gjyqtarët e kësaj Gjykate, përfshirë edhe degët në Podujevë, Lipjan, Gllogoc dhe Graçanicë.
Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj vitin 2019 e ka filluar me 98.243 lëndë, ndërsa gjatë periudhës raportuese gjashtëmujore ka pranuar 13.411 lëndë.
“Në periudhën raportuese prej datës 01.01.2019 deri më datë 31.06.2019 Gjykata Themelore në Prishtinë ka kryer gjithsej 25.469 lëndë, që nënkupton se efikasiteti i kësaj gjykate në zgjidhjen e lëndëve është 189.91%, rrjedhimisht ka arritur që të përfundojë lëndë në numër më të madh se që ka pranuar dhe njëkohësisht ka arritur që për 12.058 lëndë të reduktohet numri i lëndëve te vjetra”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka kushtuar vëmendje të veçantë Departamentit të Krimeve të Rënda ku nga 159 lëndë të pranuara ka arritur të kryejë 397 lëndë brenda periudhës gjashtëmujore të vitit 2019. Andaj, efikasiteti i shprehur në përqindje është 191.19% ose janë kryer 238 lëndë më tepër se sa numri i lëndëve të pranuara në këtë departament. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Turistët nga Kosova i “rrëmbeu” Greqia”, Kurtishaj: Diaspora do të mbetet besnike e plazheve të Shqipërisë
Arrestohet zyrtari policor, ishte i përfshirë në aksidentin ku humbi jetën një qytetar në Fushë Kosovë
Shiu në kryeqytet, mbyllen pikat e parkingut të ‘Prishtina Parking’
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024