Site icon Telegrafi

Gjykata Ekonomike në Prishtinë sot mban seancë rreth shitjes së Llamkosit

Privatizimi i Fabrikës së Llamkosit të Vushtrrisë kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimi.
Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, Ragip Hasani, ka bërë të ditur për Telegrafin se (sot) e premten do të mbahet një seancë gjyqësore rreth shitjes së Llamkosi.

“Të premten në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë mbahet një seancë në këtë gjykatë rreth shitjes së Llamkosit të Vushtrrisë në ora 10”, ka treguar Hasani.

Ai më herët ka treguar për Telegrafin gjatë një interviste se janë bërë katër vite, kur 487 punëtorët e Llamkosit janë larguar nga vendet e punës, ndërsa gjendja e tyre, dita ditës është duke u vështirësuar.

“Në privatizimin e parë na kanë mbetur 13 paga borxhe nga AKP-ja, ndërsa në privatizimin e dytë 10 paga borxh. Aktualisht fabrika është me 8 punëtorë të sigurimit fizik, s’ka ujë, s’ka rrymë, gjendja është e keqe. Me qëllim po e lënë me u dëmtu e në fund të shitet për hekurishte. Si sindikatë çdo herë kemi këmbëngulur që fabrika e Llamkosit të kthehet në prodhim dhe mos të shkojë në falimentim. Borxhet ndaj punëtorëve janë nga privatizimi i parë në shumë prej 1.7 milion euro dhe herën e dytë janë borxhet për paga 750 mijë euro”, tha ai.

Madje, sipas tij, punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat e tyre. “Prej 487 punëtorëve për katër vite, 102 kanë dalë në pension dhe 62 të tjerë kanë vdekur”, ka thënë kryesindikalisti i Llamkosit, Ragip Hasani. /Telegrafi/

Exit mobile version