Gjuric: Luftojmë për tanët në Prishtinë

Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, tha se pret që të dëgjohen ide të reja për zgjidhjen e problemeve në urë dhe se ai shpreson që tensionet të largohen dhe të flitet për mënyrat e zbatimit të "drejtësisë" për qytetarët serbë.
Drejtor i Zyrës për Kosovë tha se zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri vizitoi Parkun e Paqes, që sipas tij kaloi diçka që ajo kishte pretenduar të jetë një pengesë e pakapërcyeshme dhe vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas tij, parku është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve dhe rritjes së besimit, raporton B92, transmeton Telegrafi.
"Normalizimi, stabiliteti dhe paqja në mënyrë të barabartë duhet të jenë në interes edhe të shqiptarëve, jo vetëm serbëve”, tha Gjuriq, duke shtuar se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ishte shumë e rëndësishme për arsye se siç tha ai “serbët kanë marrë levat e ndikimit". /Telegrafi/















































