Bartësi i listës së kandidatëve të OBRM-PDUKM-së për Njësinë 6 zgjedhore, Vllatko Gjorçev, ka ofruar një varg premtimesh në fushatën e tij në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pjesë e koalicionit ''Për një Maqedoni më të mirë'' Gjorçev ka premtuar shtrime të rrugëve të lagjeve Kolltuk, Pevçina, dhe Potok.


Gjorçev ka dhënë premtime edhe për ndërtimin e kompleksit të skijimit ''Kodra e Diellit'', ku përfshihen parkime për 350 automjete, rritje të kapacitetit të skijimit, vendosje të skiliftëve modern, etj./Telegrafi/