Gjorçev: Nuk e kam fituar unë pasurinë për të cilën flet LSDM, shoqja ime e ka trashëguar nga Amerika

Deputeti Vllatko Gjorçev ka reaguar ndaj akuzave të partisë opozitare LSDM për pasurimin e shpejtë të tij dhe blerjen e disa objekteve nëpër Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
''Shoqja ime që ka shtetësi amerikane në vitin 2011 ka trashëguar 224.000 dollarë nga gjyshja në Amerikë. Këtë trashigim ajo e ka fituar nga rrugë legale, të paraqitura në institucione dhe të transferuar nëpërmjet bankave në mënyrë të rregullt. Gjithashtu, desha të përgjigjem edhe në akuzat e LSDM-së se ajo ka qenë e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, para se ne të njihemi dhe të punësohemi.'' thotë Gjorçev./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































