LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: LSDM-ja po shkel rregulloren e Kuvendit, për të mbrojtur Deklaratën e Tiranës

Gjorçev: LSDM-ja po shkel rregulloren e Kuvendit, për të mbrojtur Deklaratën e Tiranës

Anëtari në Komitetin Qendror të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, në një konferencë për shtyp deklaroi se LSDM-ja tenton ta thyejë Rregulloren e Kuvendit me qëllim ta tejkalojë debatin për Deklaratën e Tiranës. Ai gjithashtu theksoi se LSDM-ja me çdo çmim tenton t’i hesht deputetët për të mos folur për pasojat e dëmshme të Deklaratës së Tiranës, të cilën sipas tij, e ka pranuar LSDM-ja me qëllim ta ridefinojë shtetin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja po tenton që në mënyrë flagrante ta shkel Rregulloren e Kuvendit. Kjo është provë se sa të ulëta janë kapacitetet demokratike të regjimit të Zaevit dhe sa serioze është Deklarata që dëshirojnë ta fshehin nga qytetarët. Për këtë arsye LSDM-ja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën kuvendore dëshiron ta tejkalojë debatin që po zhvillohet për momentin në Kuvendin e Maqedonisë”, deklaroi mes tjerash Gjorçev.

Ai shtoi se LSDM-ja nuk ka asnjë arsye t’ua merr të drejtën 45 deputetëve në Kuvend të flasin për pikat e rendit të ditës, vetëm pse LSDM-së nuk i pëlqejnë diskutimet./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Kalo në kategori