Pas fitores historike ndaj Maqedonisë, Përfaqësuesja e Kosovës tani gjithë fokusin e ka nga dueli me Estoninë, i cili do të zhvillohet të mërkurën (09.08.2017) në Tallin me fillim nga ora 17:30.
Kosova të mërkurën që e lamë pas triumfoi me rezultat 72:68 në prani të rreth 2000 shikuesve që ishin grumbulluar në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për ta përkrahur Përfaqësuesen tonë në përballje me Maqedoninë, ndeshje kjo që i ka takuar Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Menjëherë pas triumfit ndaj maqedonasve, basketbollistët tanë i janë përveshur punës dhe janë duke punuar intensivisht në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për duelin e radhës, atë ndaj estonëve.
Pas ndeshjes në Prishtinë, në konferencën për media të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kapiteni, Dardan Berisha janë shprehur shumë të kënaqur me gjithë atë që ka ndodhur në duel me Maqedoninë, por në të njëjtën kohë kanë deklaruar se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, të vazhdojnë të punojnë, në mënyrë që rezultati pozitiv të mos mungojë as në ndeshjen e dytë.
Një gjë është më se e qartë, e ajo se është se çdo anëtar i Përfaqësueses së Kosovës është shumë i motivuar për gjithë atë që e pret në këtë fazë të parakualifikemeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova i ka edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar në Grupin C, ku tani është mysafire e Estonisë në Tallin më 9 gusht, më pas më 12 gusht udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë, dhe krejt në fund më 19 gusht e pret Estoninë në shtëpi.
Dy skuadrat e para do të arrijnë të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor.
Të tri ndeshjet e radhës të Përfaqësueses sonë do të transmetohen drejtpërdrejtë në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Duhet theksuar se të shtunën me fillim nga ora 20:30, Maqedonia është nikoqire e Estonisë në ndeshjen që është e vlefshme në kuadër të Grupit C.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme” – Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht