Viagra është një nga ilaçet farmaceutike më të diskutuara dhe gjendet në treg për më shumë se 30 vjet. Kryesisht ky ilaç përdoret për trajtimin e problemeve me ereksion (disfunksionit erektim)
Viagra funksionon duke i relaksuar muskujt në muret e enëve të gjakut në zona të caktuara të trupit. Në shumicën e rasteve, viagra funksionon mirë dhe ua ndryshon jetët personave për të mirë, transmeton Telegrafi.
Fakte të shpejta për Viagrën:
– Viagra fillimisht është krijuar për ta trajtuar hipertensionin
– Konkurrentët kryesorë të viagrës janë Cialisi dhe Levitra
– Pilulat e viagrës kanë ngjyrë të kaltër dhe formë diamanti
– Individët me sëmundje të veshkave nuk duhet ta përdorin këtë ilaç
Çfarë është viagra?
Viagra është emri i brendit për citratin sildenafil dhe përdoret për trajtimin e disfunksionit erektim dhe hipertensionit arterial pulmonar.
Fillimisht është zhvilluar nga shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, pastaj është sjell në reg nga kompani të ndryshme.
Viagra gjithashtu shitet edhe nën emrin e brendit Revatio.
Formula kimike e citratit sildenafil është: C22H30N6O4S.
Efektet
Viagra mund t’iu ndihmojë meshkujve të cilët kanë probleme ta arrijnë ose mbajnë ereksionin, por nuk ofron stimulim seksual.
Kur mashkulli ka stimulim seksual, oksidi nitrik lirohet nga sistemi nervor në indin erektim të penisit. Oksidi nitrik e stimulon një enzimë e cila prodhon cGMP.
cGMP shkakton që arteret në penis të zgjerohen, në atë mënyrë që arteret dhe indi erektim të mbushen me gjak – kështu edhe arrihet ereksioni.
Efektet anësore
Në bazë të studimeve të ndryshme, disa nga efektet anësore të viagrës përfshijnë:
– Dhimbjet e kokës
– Probleme me shikim
– Ndjeshmëri ndaj dritës
– Probleme me sistemin e tretjes
Në shumë raste të rralla, viagra mund të shkaktojë edhe dëme në nervin optik.
Por, rastet tjera të efekteve anësore të viagrës përfshijnë:
– Ereksion që zgjatë tejet shumë
– Sulm në zemër
– Humbje e papritur e dëgjimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi