Gjirokastër, ekzekutohet 25-vjeçari

Basha njihej si kultivues i lëndëve narkotike në fshatin Lazarat. Policia tha se trupi i tij u gjet nga një bari në fshatin Kërcullë të Gjirokastrës rreth orës 17:30.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij, por policia thotë se Basha ka qenë nën shënjestër edhe një vit më parë kur mbeti i plagosur në një atentat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur këqyrjen e skenës së krimit, ndërsa trupi i 25-vjeçarit u dërgua në morg për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas konstatimeve të para, mësohet se viktima është qëlluar me armë zjarri në kraharor. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë. /SHO/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































