LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa.com me slogan të ri – shpërblehet fituesi me iPhone 6

Gjirafa.com me slogan të ri – shpërblehet fituesi me iPhone 6

Gjirafa.com, ju falënderon të gjithëve për propozimet e juaja po ashtu për kohën dhe kreativitetin tuaj.

Siç është cekur edhe në fillim të lojës, Gjirafa.com ka qenë e bindur se do të ketë shumë propozime të shkëlqyera nga ana e vizitorëve besnikë, ashtu edhe ka ndodhur.

Vizitorët e Gjirafa.com kanë ofruar më shumë se 1,000 propozime më se të shkëlqyera.

Përveç kënaqësisë që i kanë dhuruar kësaj kompanie me këto propozime, po ashtu edhe e kanë vështirësuar procesin e përzgjedhjes së ‘sloganit’ më të mirë prej më të mirëve. Megjithatë, Gjirafa.com mund të zgjedh vetëm një ‘slogan’.

Kështu që në mënyrë ekipore stafi i Gjirafa.com ka bërë përzgjedhjen e ‘sloganit’ fitues i cili është: “Kërko në gjuhën tënde” nga Edis Leka, i cili rrjedhimisht është edhe fitues i iPhone 6 Gold.

Ky është vetëm fillimi i shpërblimeve, ngase Gjirafa.com gjithmonë do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj.

Faleminderit edhe njëherë.
gjirafa1
gjirafa2