Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka pritur në takim mobilizimi të gjithë furrtarët e kësaj komune dhe është konfirmuar se qytetarët do të kenë furnizim të vazhdueshëm me prodhimet e furrave të Gjilanit dhe nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar për bukën e gojës.
“Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të marrim kërkesat dhe nevojat e furrtarëve për furnizim me miell. Kemi hequr dilemat e mungesës së miellit, duke u bazuar në kontaktet zyrtare që kemi me operatorët ekonomik. Në bazë të kërkesave që kanë potencuar furrtarët, operatorët ekonomik, do t’i furnizojnë furrtarët me miell. Bashkërisht me furrtarët, komunitetin e biznesit dhe qytetarët do ta tejkalojmë këtë gjendje. Nuk ka vend për shqetësim nga ana e qytetarëve, sepse të gjitha furrat e Gjilanit janë në punë të vazhdueshme”, ka thënë Ismajli, njofton kumte sa komunale.
Më tej, ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit përmes Komisionit të saj, ka krijuar edhe rezerva shtesë në rastet emergjente.
“Jemi në kontakt me kryetarët e Këshillave lokalë, gjatë ditës së sotme do të bëhet ndarja e pakove ushqimore në bazë të vlerësimit të komisionit nga vizitat në terren. Deri më tani Gjilani është ruajtur nga Zoti, është vepruar me kujdes maksimal nga qytetarët që i falënderojmë shumë, ndërsa kërkojmë vigjilencë dhe kujdes edhe më tutje sepse deri më tani nuk kemi asnjë rast dhe kështu së bashku mund ta kalojmë këtë sfidë”, ka thënë mes tjerash ai.
Nga ana e saj, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, ka potencuar se lëmitë e ndryshme biznesore që kanë të drejtë të punojnë dhe kushtet të cilat ata duhet t’i respektojnë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Kurse Maliq Kosumi, në emër të furrtarëve, ka falënderuar Komunën e Gji lanit për mbështetjen mëse të nevojshme në këtë kohë emergjente që vendi po kalon.
“Jemi duke punuar vazhdimisht sikur edhe ditët tjera para këtij virusi. Të gjitha furrat e bukës me mbështetjen e konfirmuar nga Komuna e Gjilanit tashmë garantojnë që do të ketë prodhim të mjaftueshëm të bukës për një kohë të gjatë. Me këtë veprim, Gjilani po garanton qytetarin e vet dhe duke u bazuar në këtë nuk ka vend për shqetësim, sepse kur stoqet e furrtarëve të jenë të garantuara edhe furnizimi, por edhe çmimet do të jenë stabile sikur edhe më parë”, ka potencuar Kosumi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë