Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbledhur sot Komisionin Komunal për Emergjenca, udhëheqësit e Policisë së Kosovës, të shëndetësisë primare, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Spitalit Regjional dhe nga informatat e fundit është konfirmuar gjendje e qetë pa raste të dyshuara për coronavirus.
“Në këtë takim është konfirmuar angazhimi maksimal i të gjitha këtyre institucioneve por edhe atyre të tjerave që janë pjesë e ekipës, për ruajtjen e qetësisë, të jetuarit pa panikë dhe kujdesit maksimal.
Ismajli, ka thënë gjithashtu se rekomandimet e institucioneve komunale dhe atyre të komisionit emergjent janë duke iu përmbajtur në mënyrë perfekte qytetarët në përgjithësi, komuniteti i biznesit dhe të gjithë punëtorët që në këto ditë janë duke dhënë shërbimet e tyre.
Nga ky takim është konfirmuar gjithashtu se edhe shërbimet e ndërmarrjeve publike janë duke u kryer në bazë të detyrës që e kanë por me staf të reduktuar.
Është potencuar që të gjithë qytetarët të cilët kanë simptomat e dyshuara me këtë virus menjëherë të lajmërojnë ekipet mjekësore të shëndetësisë primare dhe të respektohet metoda e vetizolimit apo karantimit sepse në në këtë gjendje çfare po kalon vendi është shumë e rëndësishme që përpos trajtimit të kemi kujdesë në mospërhapjen eventuale të virusit”, thuhet në njoftimin për media.
Menagjimi i materialit teknik është duke u bërë në bazë të kërkesave emergjente dhe nevojave të domosdoshme në bazë të prioriteteve, me theks të veçantë në institucionet e shëndetit dhe atyre të sigurisë.
Në kuadër të kësaj nënkryetari Ismajli ka bërë thirrje për përdorimin e vazhdueshëm të dorëzave, maskave, dezinfektuesve dhe higjienës në nivelin maksimal në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje emergjente dhe të mos kemi raste më Covid19.
Për çdo rast, qytetarët mund të kontaktojnë këta numra, të cilët janë në dispozicion për 24 orë: 112, 192, 193 dhe 194.
Qendra e Komisionit emergjent të Gjilanit, është në konviktin e shkollave të mesme, ku prej aty po menaxhohet kjo situate me bazë të raportimeve të shpeshta dhe kontakteve të vazhdueshme me të gjitha nivelet dhe të gjithë resorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë