Gjigandi skandinav Lindex, hap dyqanin kryesor në Prishtina Mall, më 9 mars!

Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 460 dyqanesh në 18 tregje dhe me platformën e shitjeve online. Lindex shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për gra, fëmijë, të brendshme për gra dhe së fundmi edhe me linjën e bukurisë. Si pjesë e vizionit të qëndrueshmërisë, Lindex synon një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm përmes fuqizimit të rolit të gruas, mbrojtjes së planetit dhe garantimit të të drejtave të njeriut
Pjesë e rrjetit të gjerë të dyqaneve të Lindex-it, janë dyqanet Franchise që gjinden në 9 tregje ndërkombëtare përfshirë tregun në Kosovë dhe Shqipëri. Hapja e dyqanit - “Flagship store” në Prishtina Mall në një lokacion fantastik, koncept të ri të enterierit dhe hapësirë prej 753m2 është dëshmi e përkushtimit të tyre për të zgjeruar gamën e veshjeve dhe për të ofruar modë cilësore e cila ka për qëllim kujdesin ndaj ambientit.
Ndërsa, më 9 mars në ditën e hapjes, në ora 18:00, përvec mundësisë për të përjetuar konceptin e ri të dyqanit me një super lokacion, mysafirët mund të shijojnë edhe një mini koktej, muzikë, shoqëri, dhe të tjera. Gjithashtu, do të shpallen LIVE fituesit e lojërave shpërblyese, në mënyrë të rastësishme përmes aplikacionit commentpicker.com dhe të gjithë vizitorët prezent atë ditë do të pranojnë vouchera me -20% zbritje me validitet 1 muaj. Lindex ka menduar edhe për të vegjlit, ku do të ketë befasi dhe lojëra të ndryshme për t’u argëtuar së bashku me prindërit.
Nëse jeni në Prishtinë më 9 mars, ju ftojmë të bashkangjiteni në event të hapjes në Prishtina Mall, në ora 18:00 dhe të frymëzoheni nga koleksioni i tyre të fundit.
















































