LAJMI I FUNDIT:

Gjermania zgjeron paketën e ndihmës për ekonominë me 10 miliardë euro

Gjermania zgjeron paketën e ndihmës për ekonominë me 10 miliardë euro

Partitë e koalicionit gjerman kanë rënë dakord të zgjerojnë masat për të zbutur efektet negative të krizës nga coronavirusi në ekonominë më të madhe të Evropës me një shtesë prej 10 miliardë eurosh, duke përfshirë shtrirjen e programeve me kohë të pjesshme dhe ngrirjen e rregullave të falimentimit të korporatave.

Ekonomia gjermane regjistroi rënien më të madhe ndonjëherë në tremujorin e dytë, prej sa 9.7 për qind, kështu që qeveria po përpiqet të zbusë sa më shumë efektet e pandemisë, veçanërisht para zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 2021, sipas Reuters.

“Sot ne kemi rënë dakord të zgjerojmë masa të rëndësishme dhe efektive në luftën kundër pasojave të coronavirusit”, tha Anegret Kramp-Karenbauer nga CDU, pas gati shtatë orësh bisedimesh me partnerët e koalicionit nga SPD.


Ndër të tjera, u ra dakord që subvencionet për punë me kohë të pjesshme, të cilat duhet të skadojnë në mars 2021, do të zgjaten deri në fund të vitit të ardhshëm, dhe se ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tejkalimin e krizës aktuale do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Programi i subvencionimit me kohë të pjesshme synon të ruajë vendet e punës, duke u mundësuar punëdhënësve të mbajnë punëtorët ndërsa zvogëlojnë orarin e tyre të punës.

Qeveria e kancelares Angela Merkel më parë miratoi një paketë masive stimuluese, me vlerë më shumë se 130 miliardë euro, e cila shpreson se do të ndihmojë që ekonomia të kthehet në rrugën e rritjes.

Partitë e koalicionit gjithashtu ranë dakord për një reformë në ligjin zgjedhor që synon të zvogëlojë numrin e deputetëve në Dhomën e Ulët të parlamentit, Bundestag. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori