LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i kërkon Izraelit që të “braktisë” një plan për të dyfishuar popullsinë në Lartësitë e Golanit

Gjermania i kërkon Izraelit që të “braktisë” një plan për të dyfishuar popullsinë në Lartësitë e Golanit

Gjermania i kërkoi Izraelit të hënën që të “braktisë” një plan për të dyfishuar popullsinë që jeton në Lartësitë e Golanit të pushtuara dhe të aneksuara në skajin jugperëndimor të Sirisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se “është krejtësisht e qartë sipas ligjit ndërkombëtar se kjo zonë e kontrolluar nga Izraeli i përket Sirisë dhe se Izraeli është një fuqi pushtuese”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi, Christian Wagner, shtoi se Berlini i bëri thirrje aleatit të tij Izraelit “të braktisë këtë plan” të shpallur të dielën nga qeveria izraelite.


Ndryshe, Izraeli ra dakord të dielën të dyfishojë popullsinë e tij në lartësitë e pushtuara të Golanit, ndërsa tha se kërcënimet nga Siria mbetën pavarësisht tonit të moderuar të liderëve të opozitës që rrëzuan Bashar al-Assad një javë më parë.

Izraeli pushtoi pjesën më të madhe të rrafshnaltës strategjike nga Siria në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967, duke e aneksuar atë në vitin 1981.

Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm Donald Trump deklaroi mbështetjen e SHBA për sovranitetin izraelit mbi Golanin, por aneksimi nuk është njohur nga shumica e vendeve. Siria kërkon tërheqjen e Izraelit, por Izraeli refuzon, duke përmendur shqetësimet e sigurisë. Përpjekje të ndryshme për paqen kanë dështuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori