LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të krijojë internetin e saj shtetëror

Gjermania do të krijojë internetin e saj shtetëror

Ndërsa marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës gjithnjë e më shumë po bëhen të tensionuara për shkak se agjencia kombëtare e sigurisë së SHBA-së, e njohur me shkurtesën NSA, ka spiunuar mbi 35 liderë botërorë, shteti gjerman i mbështetur edhe nga Deutsche Telekom ka deklaruar se dëshiron të krijojë një rrjet kombëtar të internetit, për ta mbrojtur Gjermaninë nga shkeljet e ardhshme të privatësisë.

Tani, Deutsche Telekom është duke u munduar të mbledh edhe kompanitë tjera gjermane të komunikimit për t’i bashkuar forcat në mbrojtje të trafikut të internetit nga shërbimet e jashtme të zbulimit, raporton Reuters.

Natyrisht, kjo është një ambicie mjaft e guximshme, dhe do të jetë tepër e ndërlikuar për tu realizuar, sepse pa ndalimin e qasjes së faqeve të mëdha të internetit sikurse Facebook dhe Google, ajo mund të jetë një skemë e zbrazët e mbrojtjes.

Një ide e tillë do të ishte tejet shqetësuese, sepse një vend si Gjermania nuk do të duhej ta bllokonte internetin dhe mbylljen e popullsisë së saj në një mënyrë të tillë, jo më pak për shkak se kjo do të krijonte një precedent shqetësues, i cili do të kontribuonte në ballkanizimin e internetit.


Megjithatë, mbetet të shihet se sa serioze janë sugjerimet e raportuara nga Reuters. Por, për hir të internetit, duhet të shpresojmë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur. / Telegrafi /