Gjermani: Varroset vajza turke që u vra nga banda serbe (Video)

22 vjeçarja Tuğçe Albayrak, me origjinë nga Turqia kishte rënë në koma më 15 nëntor, pasi kishte intervenuar që të shpëtonte dy gra gjermane prej ngacmimeve të tre burrave me origjinë serbe në një restorant në qytetin gjerman të Offenbachut, transmeton Indeksonline.
Ajo mbahej në jetë në mënyrë artificiale, diçka që i është ndaluar në ditëlindjen e saj të 23-të.
Ajo është rrahur brutalisht nga një prej sulmuesve, 18 vjeçari i identifikuar si Sanel M., në një vend parkimi, një orë pasi ajo iu doli ndihmë dy femrave që kërkonin ndihmë para tualetit të restorantit.
Familja dhe miqtë e saj prisnin ndonjë lajm të mirë për vajzën, e cila është në koma që dy javë, mirëpo mjekët kanë thënë se truri i saj ka mbetur jo funksional prej sulmit.
Në videon e mëposhtme shihet momenti kur vajza turke u sulmua me shkop bejzbolli na serbët:









































