Gjermani, 7 viktima nga zjarri, 6 prej tyre fëmijë

Zjarri ra në orët e para të së dielës, në një ish-fabrikë lëkure të konvertuar në bllok banimi, në qytetin Backnang, pranë Shtutgartit.
Ndërtesa kishte një shoqatë të shkëmbimit kulturor gjermano-turk në katin e parë, por policia njoftoi se nuk ka asnjë lloj indikacioni për zjarrvënie, apo për sulme ksenofobike.
Hetuesit, në përpjekje për të përcaktuar shkakun e zjarrit, janë fokusuar në furrat dhe ngrohëset e dy kateve të para, transmeton TCH.
Zjarri ishte i fuqishëm dhe qindra zjarrfikës u thirrën për t’u përballur me të.
Policia njoftoi në deklaratën zyrtare: “Nuk kemi asnjë të dhënë në lidhje me një zjarrvënie apo motive ksenofobike”. Katërpersona u shpëtuan nga ballkoni, teksa identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.
Rreth 13 persona figuronin si banorë në këtë ndërtesë, por nuk është e qartë se sa prej tyre ishin prezent në kohën e rënies së zjarrit. /Telegrafi/




















































