Sipas disa psikologëve, vitet e tinejxherit fillojnë kur një fëmijë është nga 9 deri 13 vjet dhe është një periudhë tranzicioni ku kërkojnë të bëhen më të pavarur.
Për ta bërë sa më të lehtë këtë periudhë tranzicioni, fëmijët duhet t’iu ndihmojnë fëmijëve t’i përvetësojnë disa aftësi para se t’i mbushin 13 vjet, transmeton Telegrafi.
Të fitojnë dhe t’i menaxhojnë paratë
Fëmijës mund t’i mësoni aftësi bazike financiare kur të jenë shumë të vegjël. Në moshën 13 vjeçare, fëmijët duhet të jenë të aftë të ruajnë para nga paratë që ua jepni çdo ditë, të jenë të vetëdijshëm se sa kushtojnë gjërat bazike të shtëpisë, dhe të jenë të aftë të marrin vendime rreth shpenzimit dhe kursimit.
Duhet të jenë të aftë t’i bëjnë punët e shtëpisë
Sipas disa specialistëve të psikologjisë, fëmijët mund të bëjnë shumë punë të shtëpisë qysh në moshë të hershme. Në moshën 13 vjeçare, fëmijët duhet të jenë të aftë t’i hekurosin rrobat, t’i fusin në rrobalarëse, t’i ndërrojnë çarçafët, ta pastrojnë veturën, etj.
Të përgatisin bukë
Gatimi është aftësi e rëndësishme që fëmijëve iu nevojitet para se të bëhen të rritur, dhe ka shumë receta të lehta që mund t’ua mësoni fillestarëve. P.sh., fëmijës mund t’i mësoni si të përgatitë vezë, pasta, sallata, sandviçë, etj.
Menaxhimi i kohës
Aftësitë për menaxhimin e kohës janë esenciale: fëmija juaj duhet të jetë i aftë të planifikojë, të vendos prioritete dhe të punojë në mënyrë produktive. Mundohuni t’i ofroni fëmijës mjete që mund t’i ndihmojnë të jetë më efiçient, siç janë kalendarët e veçantë apo aplikacionet e ndryshme në telefon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë