Një njeri i urtë një herë patë thënë se ka vetëm dy gabime që mund të bëhen në rrugën drejt suksesit – të mos përfundosh dhe të mos fillosh fare. Për këshilltaren gjenetike dhe folësen e TEDxPrishtina, Aida Bytyçi, t’ia dalësh mbanë do të thotë të fillosh mbarë, dhe ajo e kalon kohën duke ndihmuar familjet dhe individët të kuptojnë udhëzimet themelore të dizajnit fillestar të trupit që i garantojnë sukses në të ardhmen. Këtë ajo e quan tregimin më të shkëlqyer të shkruar ndonjëherë në katër shkronja: A, C, T, dhe G – Gjenomi Njerëzor.
Si një këshilltare gjenetike e certifikuar në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ajo e ndan kohën e saj mes këshillimit dhe mbështetjes së pacientëve e familjeve të tyre mbi trashëgiminë dhe pasojat e çrregullimeve gjenetike, dhe hulumtimit të gjenomit njerëzor për të identifikuar gjenet përgjegjëse për sindromet dhe gjendjet shëndetësore të trashëguara. Për dallim prej shumicës që veprojnë në këtë fushë, Aida e sheh veten në qendër të inovacionit kreativ, ku bashkohen shkenca e mjekësisë me artin, për të stimuluar mendjen duke kërkuar një imagjinatë të zhvilluar.
“Pse e merrem me këtë? Besoj fuqishëm se gjenetika është fusha e re e zbulimeve shkencore e sociale… e zbulimeve që gjithashtu do të influencojnë shumë edhe disiplinat tjera, siç janë antropologjia, mjekësia ligjore, etika dhe politika”, na rrëfen Aida kur patëm rastin ta pyesim për pasionet e saj.
“Besoj se gjenetika është një shkencë që mund të demonstrojë shumë mirë se çka ndodh në mungesë të planifikimit efikas dhe adekuat. Gjenet janë struktura që e formojnë trupin e njeriut. Nëse gabon në këto struktura apo nëse këto struktura janë të papërfunduara, do të rezultosh me një organ të papërfunduar saktësisht ose që ka probleme të funksionimit”.
Pra, a ka ndodhur kjo në Kosovë? Sikurse një trup me themele të papërfunduara, a është Kosova një shtet i ri e i pavarur që nuk është përfunduar plotësisht?
Sipas Aidës, krahasimi në mes të shtetit dhe të trupit të njeriut është një analogji e mirë. por e mangët.
“Në anën tjetër jam e vetëdijshme se aktualisht ka shumë probleme sociale, ekonomike e politike në Kosovë që burojnë nga planifikimi joadekuat dhe implementimi joefikas. Por, më duhet të them se me këso problemesh po sfidohen shumica e shteteve”.
Pika e ndryshimit mes Kosovës dhe trupit të njeriut është fakti se një shtet i pavarur e në ndërtim asnjëherë nuk përfundohet, pa marrë parasysh sa të fuqishme janë themelet. “Nuk jam e sigurt nëse ndonjë shtet ‘përfundohet plotësisht’ ndonjëherë. Besoj se të gjitha vendet bashkekzistojnë në një ambient të karakterizuar nga një varg procesesh dinamike që gjithmonë ndryshojnë, disa për më mirë e të tjera për më keq. Mënyra e vetme për të trajtuar pozitivisht sfidat e sotme është të jemi mendjehapur ndaj ideve të reja e të mësojmë nga njëri-tjetri. Nëse veprojmë kështu, jam e sigurt se do ta kuptojmë që një Kosovë e suksesshme nuk pasqyron një Kosovë të ‘përfunduar’, por një Kosovë që gjithmonë është ‘në ndërtim e sipër’, ku ne të gjithë i bashkojmë forcat për ta bërë një vend më të mirë për fëmijët tanë, e ku ata do ta bëjnë të njëjtën për fëmijët e tyre”.
Është pikërisht për shkak të kësaj nevoje për mendje të hapura dhe për ide të reja që Aida është e entuziazmuar të jetë folëse në edicionin e këtij viti të TEDxPirshtina.
“Jam tejet e ngazëllyer që Prishtina ofron një platformë të respektuar siç është TEDx. Është emocionuese të shohësh një audiencë kaq të gjerë mendjehapur ndaj horizonteve të reja shkencore e shoqërore, dhe shpresoj që me idetë dhe eksperiencën time si këshilltare gjenetike të rris vetëdijen e të zgjoj interes për këtë fushë, që besoj se do të shndërrohet në një komponent të rëndësishëm për të ardhmen tonë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin