LAJMI I FUNDIT:

Gjejeni ku…!?

Gjejeni ku…!?

Ekziston një vend në Ballkan i cili është i ndarë me vetveten!

Është një vend ku të papunët më së shumti punojnë. Ku të gjithë nxitojnë për në punë dhe askush nuk arrin në kohë. Ku tetë orë orari të punës zgjasin 12 orë.

Është një vend ku shëndetësia është pa pagesë, ndërsa shërimi është shumë i shtrenjtë.


Është një vend ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet dhe i bëjnë intervista vetëm “autoriteteve” të politikës për ta faktorizuar vetveten sa më mirë, por nuk e harrojnë as njëri-tjetrin nganjëherë.

Është një vend ku sekretet shtetërore janë publike dhe ku historia përsëritet çdo ditë.

Është një çudi, “mrekulli” dhe paradoks prej vendit ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar asgjë.

Është një vend ku përdorët valuta e huaj dhe ku dëgjohen këshillat e ndërkombëtarëve të cilët na duan të “mirën”.

Është një vend ku të mençurit i deklarojnë të çmendur dhe të çmendurit i marrin për të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Ku tinëzarët dhe tradhtarët bëjnë marrëveshje për të “mirën”, interesa “madhore” dhe për “vizion e mision” kombëtar.

Është një vend ku ligjet janë të paligjshme, ku anarkia konsiderohet gjendje normale. Ku të ndershmit jetojnë për të ardhmen sepse të tashmen nuk kanë të drejtë të jetojnë.

Është një vend ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën.

Është një vend ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se vet jeta.

Është një vend ku përmbytjet janë e vetmja mënyrë për ujitjen e tokës.

Është një vend ku si përparim konsiderohet vetëm stagnimi dhe ngufatja e mirësive.

Është një vend ku ekspertët nuk janë të nevojshëm. Ku punësohen të përshtatshmit e jo të diturit, të aftit dhe ekspertët.

Është në Ballkan një vend ku me ndershmëri, sinqeritet dhe zell kurrë nuk do të arrish qëllimin e dëshiruar…’

Gjejeni… ku?!

Në trend

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Kalo në kategori