Site icon Telegrafi

Gjashtë arsye ‘të fshehta’ pse barku nuk ka asnjë ndryshim edhe pas dietës apo stërvitjes

Nganjëherë nuk është aq e lehtë ta heqësh qafe barkun, edhe pse ke bërë çdo përpjekje për të arritur rezultatin e dëshiruar

Ka disa arsye specifike pse ndodh kjo:

Ti nuk e njeh llojin e dhjamit që ke në bark

Ka pesë lloje të obezitetit të barkut të shkaktuara nga arsye të ndryshme, dhe secili prej tyre kërkon një dietë të caktuar dhe stërvitje. Pra, është e rëndësishme të përcaktohet lloji i barkut dhe të planifikoni humbjen tuaj të peshës sipas kësaj.

Niveli i lartë i androgjenëve

E fundit, por një nga arsyet më serioze është sindroma vezoreve polikistike (PCOS).

Kjo do të thotë një nivel i lartë i hormoneve mashkullore në trupin femëror. Kjo ndikon në shumë funksione të organizmit, si çrregullime menstruale, probleme me shtatzëninë dhe rrezikun e diabetit. Përveç kësaj, PCOS ndikon në shtimin e peshës. Për të gjetur nivelin tuaj të androgjeneve, mund të konsultoheni me një mjek profesionist.

Bën stërvitje pa diversitet

Çdo lloj ushtrimi ndikon trupin në një mënyrë të caktuar. Prandaj, nuk duhet të preferoni vetëm kardio apo shtrirje. Boks, not, madje edhe artet marciale mund të jenë një gjetje. Dhe mos mendoni se stërvitja është e mundshme vetëm në një palestër me pajisje stërvitore. Ju mund të bëni stërvitje në shtëpi dhe në rrugë. Vetëm mos u përpiqni të mbingarkoni veten. Bëni ushtrime në mirëbesim, me përkushtim të plotë, por mos e dëmtoni veten.

Stresohesh shumë

Stresi është i keq për të gjithë trupin dhe për peshën në veçanti. Ai ndikon në dietën tuaj dhe gjendjen emocionale e fizike tuajën. Përveç kësaj, nivelet e larta të hormoneve të stresit (kortizolit) nxisin formimin e yndyrës. Përdorni çdo mundësi për të zvogëluar stresin: përpiquni të relaksoheni më shumë, mos punoni mbi normën, merruni me një hobi ose rri me miqtë. Kur ndiheni të relaksuar, keni më shumë motivim për sukses të ri në reduktimin e yndyrës së barkut.

Fiksimi me peshën

Çdo herë që shifra që shfaqet në peshore ndryshon nga rezultati i pritshëm, gjykoni veten. Ajo ju demotivon, ushtron presion mbi ju, shkakton mendime negative, dhe prish humorin tuaj. E gjithë kjo mund të çojë që të heqësh dorë dhe të lehtësosh stresin duke ngrënë më shumë. Pra, është më mirë të peshoni veten vetëm një herë në javë dhe të merrni numrat si informacion, jo si gjykim, shkruan Class.

Po ndiqni një dietë të gabuar

Trupat tanë kanë nevojë për elemente të shumta, vitamina, karbohidrate, madje edhe yndyra. Nëse përjashtoni disa nga këto përbërës të dobishëm, atëherë dieta juaj mund të shkaktojë më shumë dëm sesa të sjellë përfitime. Ushqimi vetëm me perime dhe fruta, si dhe ushqimi i shpejtë apo një sasi e madhe e sheqerit dhe kripës e bën të vështirë humbjen e peshës. Prandaj, është e rëndësishme të përcillni dietën tuaj dhe të merrni parasysh se duhet të përmbajë magnez, vitamina, yndyrna të shëndetshme dhe elemente të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version