Përveç se është i kënaqshëm, seksi faktikisht është shumë aktivitet i mirë për shëndetin e përgjithshëm të njeriut.
Më poshtë i keni disa arsye se përse duhet të bëni seks çdo ditë, e të cilat janë vërtetuar nga shkenca, transmeton Telegrafi.
Seksi ju mban në top formë
Një studim i publikuar në revistën shkencore ‘PLOS one’ ka konstatuar se, te të rinjtë, seksi mund t’i djegë mesatarisht 4.2 kalori në minutë te meshkujt dhe 3.1 kalori në minutë te femrat.
Vlerësohet se nëse bëni seks dy herë në javë, ju do të digjni mijëra kalori ekstra në vit. Pra, seksi është një program stërvitor që s’bën ta lini pas!
Seksi ju bën të dukeni të ri
Nivelet e larta të streoidit natyral DHEA, ndryshe që njihet si hormoni anti-plakje, besohet se janë kyçe për t’u dukur më të ri deri në moshë të shtyrë.
Gjatë seksit, DHEA lirohet përmes trupit dhe, pas orgazmës, niveli i këtij hormoni në gjak është deri në pesëfish më i lartë sesa në sasi normale.
Seksi ju mban të shëndetshëm
Një studim i kryer në Skoci ka konstatuar se personat që bëjnë më shumë seks, posaçërisht gratë, kanë shtypje më të ulët të gjakut sesa femrat që nuk bëjnë seks.
Hulumtuesit e Universitetit Brigham Young e kanë konstatuar po të njëjtën gjë. Mbi të gjitha, një studim tjetër në Australi ka konstatuar se personat që përjetojnë orgazëm të paktën tri herë në javë kanë 50% më pak shanse për të vdekur nga sëmundjet mjekësore sesa ata që përjetojnë orgazëm vetëm një herë në muaj.
Seksi, i mahnitshëm për lëkurën
Pasi që seksi është teknikisht formë e ushtrimeve aerobike, hulumtuesit kanë konstatuar se seksi është i mahnitshëm për lëkurën.
Hulumtimet tregojnë se gjatë seksit, nivele më të larta të oksigjenit qarkullojnë në trup, gjë e cila shkakton rritjen e qarkullimit të gjakut dhe nutrientëve ë lëkurë.
20 minuta seks në mëngjes jua caktojnë atë se si do t’ju shkojë e tërë dita
Dr. Debby Herbenick ka zbuluar se të rriturit që bëjnë seks posa të zgjohen nga gjumi jo vetëm se kanë disponim më të lartë gjatë tërë ditës, por edhe përfitojnë nga një sistem më i fortë i imunitetit..
Seksi e largon dhimbjen!
As kjo gjë nuk është e shpikur – sipas Dr. Barry R. Komisaruk nga Universiteti Rutgers, orgazmat mund t’i bllokojnë dhimbjet e ndryshme. Ata kanë zbuluar se stimulimi vagjinal mund t’i bllokojë dhimbjet kronike në shpinë dhe këmbë, ndërkaq shumë femra kanë raportuar se stimulimi gjenital ua zvogëlon dhimbjet menstruale, dhimbjet nga artriti, e në disa raste edhe dhimbjet e kokës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?