Salla e madhe e Teatrit të qytetit, si dhe salla “Paolas Cino”, do të jenë nikoqire të këtyre filmave, gjysma e të cilëve vijnë nga jashtë kufijve të shqiptarëve. Ky festival ka karakter garues, teksa do të ndajë 11 çmime të ndryshme. Çmimi kryesor ka vlerë prej 3 mijë eurosh.

Organizatorët kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku kanë bërë të ditura detajet. Drejtori i festivalit, Valdet Avdiu, ka thënë se numri i filmave që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në këtë festival ka arritur në 290, mirëpo një juri e caktuar në këtë rast e ka shkurtuar numrin e filmave pjesëmarrës në 80.


“Në këtë festival do të shfaqen shumë filma që kanë fituar shpërblime në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu gjatë festivalit do të kalojnë edhe shumë personalitete të njohura të filmit, artistë e regjisorë, si nga Kosova, Shqipëria, ndërsa do të marrin pjesë edhe regjisorë të filmave pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës”, ka thënë Avdiu.

E drejtori artistik, Hysen Binaku, ka treguar se të gjithë filmat pjesëmarrës do të kenë motiv dashurinë.
“Synimi ka qenë që filmat të jenë me të dashurie, qoftë për nënën, babanë, atdheun, natyrën, etj. Kujtoj që kemi arritur të gjejmë filmat që janë shumë kualitativ”, ka thënë Binaku.

Festivali do të fillojë më 21 mars dhe do të përfundojë më 25 mars./Koha/ /Telegrafi/