Gisele nuk është fejuar

Muajt e fundit çifti ka qenë shpesh pjesë e spekulimeve në lidhje me kurorëzimin e dashurisë së tyre, ndërsa para dy javësh ishte thënë kinse Brady i ka propozuar martesë bukuroshes gjatë Krishtlindjeve dhe se braziliania kishte pranuar.
Mirëpo, ish-e dashura e Leonardo DiCaprios thotë se kjo nuk ka ndodhur në të vërtetë dhe është vetëm një thashethem i radhës.
“Është interesant sa kreativë janë njerëzit. Njëherë thanë se më ka propozuar në aeroplan, pastaj për Krishtlindje, ndërsa së fundmi është një thashethem i ri ku thuhet se më ka propozuar të premten që shkoi kur unë as nuk kam qenë me të...”, ka thënë Gisele.
Nga
Telegrafi
24/01/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































