Site icon Telegrafi

Ghetto Geasy dhe Majk nesër lansojnë këngën e re

Majk dhe Ghetto Geasy (Foto: Instagram)

Reperët e popullarizuar shqiptarë, Ghetto Geasy dhe Majk, kanë qenë në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Dyshja, të cilët shquhen për bashkëpunimet e tyre, një të tillë pritet të lansojnë edhe ditën e nesërme (e martë).

Të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar fansat se kënga e tyre e re publikohet nesër (30 qershor).

“30.06.2020”, ka qenë përshkrimi që Majk ia ka vënë postimit ku shfaqet përkrah liderit të grupit “Babastars”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth projektit, siç kanë thënë paraprakisht ky do jetë një hit i verës.

Dueti i tyre vjen pas projekteve të suksesshme si: “Malena”, “Ajo”, “Paris Milano”, “S’jena mo”, “Vamos”, etj.

Secila prej këtyre këngëve të lartpërmendura numërojnë miliona klikimesh në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version