LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla priti gjeneralin Clark: Gjithmonë mirënjohës për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit

Gërvalla priti gjeneralin Clark: Gjithmonë mirënjohës për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.


Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjenerali Clark, nga ana e tij, ka uruar ministren dhe qeverinë e re për marrjen e mandatit.

Gjithashtu ai ka theksuar përparimin e Kosovës që e vëren pas çdo vizite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori