Gerrard nuk luan deri në shtator

Mesfushori ishte duke u rehabilituar nga operimi në ije, ndërsa ishte pritur që të luante sezonin e ri. Megjithatë, The Reds me anë të një komunikate konfirmuan se ‘Steve G’ nuk do të luajë deri në shtator.
“Steven Gerrard sot filloi trajtimin antibiotik për infektimin në ije. Ai pritet që të mbetet në spital për disa ditë përderisa procedurat tjera të kompletohen. Lojtari do të rikthehet më pas në Melwood për të vazhduar programin rehabilitues dhe pritet që të jetë i gatshëm në shtator”, shkruan në komunikatën e klubit nga Anfield. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































