Mesfushori anglez ka thënë se ish-trajneri i tij është njeriu i duhur për skuadrën madridlene, duke shtuar se Reali është favorit për të fituar Champions League, transmeton Telegrafi.

"Unë mendoj se Rafa është njeriu i duhur për Real Madridin. Ai është një trajner taktik i jashtëzakonshëm. Për mua Real Madrid është favorit për të fituar Champions Leaguen këtë sezon", ka thënë Steven Gerrard.


Kujtojmë se Gerrard ka fituar një herë në karrierën e tij Ligën e Kampionëve nën urdhrat e trajnerit spoanjoll, ndërsa një herë kishte humbur në finale të kësaj gare prestigjioze evropiane për klube kundër Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app