LAJMI I FUNDIT:

Gërhitja harxhon kaloritë

Gërhitja harxhon kaloritë

Gërhitja harxhon energji gjatë kohës së gjumit, që rezulton me humbjen e kalorive. Ndërsa përkundër kësaj, gërhitja ngadalëson metabolizmin me ç’rast mund të ndodh shtimi në peshë.

Sa më shumë që gërhitni do të humbni më shumë kalori, thonë shkencëtarët. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat të cilët kanë probleme serioze më gërhitjen harxhojnë rreth 2.000 kalori në ditë gjatë kohës kur pushojnë (vlerë e cila është për 1.626 kalori më e lartë se “gërhitësit e dobët”).

Ende nuk dihen vetitë pozitive të gërhitjes, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se gërhitja mund të shkaktojë probleme tjera shëndetësore, si dhe mund të shkaktojë rritjen në peshë, pavarësisht se shpenzon më shumë kalori. Gërhitja harxhon energji gjatë kohës së gjumit, që rezulton me humbjen e kalorive. Ndërsa përkundër kësaj, gërhitja ngadalëson metabolizmin me ç’rast mund të ndodh shtimi në peshë.

Llogaritet 40% e meshkujve dhe 30% e femrave gërhasin. Po ashtu, duhanpirësit janë dyfsh më shumë të prirë për të gërhitur. Përveç duhanit gërhitjen e shton edhe alkooli, tabletat për gjumë, mbipesha dhe fjetja në shpinë, si edhe alergjitë dhe ftohjet. /Telegrafi/