Gennaro Gattuso është trajneri i ri i Hajdukut të Splitit, me klubin kroat që ka njoftuar marrëveshjen me trajnerin e njohur italian.
Hajduk ka qenë në kërkim të një trajneri të ri që kur Mislav Karoglan u shkarkua në pranverën e sezonit të kaluar pas një krize që çoi në një sezon pa asnjë trofe.
“HNK Hajduk ka kënaqësinë të konfirmojë sot se legjendari Gennaro Gattuso do të drejtojë ekipin tonë të parë në sezonin e ri! Ai ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2026 dhe do të arrijë në Split javën e ardhshme, në fillim të përgatitjeve të ekipit të parë, kur do të prezantojmë zyrtarisht në Poljud”, njoftoi klubi.
— HNK Hajduk Split (@hajduk) June 12, 2024
Si trajner, Gattuso ka drejtuar klube me emër si Olimpique Marseille, Valencia, Fiorentina, Napoli dhe Milanin. Në vitin 2020, me Napolin, ai fitoi Kupën e Italisë në finale kundër Juventusit.
Gattuso ishte një mesfushor i njohur me karrierë në klube si Perugia, Rangers, Salernitana, Milan dhe Sion.
Në pjesën më të madhe, nga viti 1999 deri në vitin 2012, ai luajti për Milanin, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshmë, ndërsa me Italinë në vitin 2006, ai fitoi Kupën e Botës. /Telegrafi/