Gbagbos i ofrohet amnisti

Një anëtar i lartë i delegacionit i tha korrespondentit te BBC në Abixhan se Gbagbo do t’i jepet një amnisti ligjore dhe se pasuritë e tij personale do të sigurohen.
Një burim i lartë në delegacionin afrikan që po viziton Abixhanin i tha BBC-së po ashtu se marrëveshja për Gbagon ishte kjo: ai duhet të largohet nga pushteti por, në shkëmbim ai merr një amnisti ligjore dhe pasuritë e tij personale do të sigurohen.
Kërcënimi nga liderët afrikan, shumica e të cilëve, këto ditë, përkrahin demokracinë, është se në qoftë se Gbagbo nuk e pranon marrëveshjen ai do të hiqet nga pushteti me një forcë ushtarake të Afrikës.
Ky është një kërcënim të cilin e mbështesin edhe vendet perëndimore. Por nuk është e qartë se kur, apo si do të zbatohet kërcënimi. /Telegrafi/




















































