I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në këtë mënyrë po krijohet një traditë e angazhimit për interesin e vendit.

“Gazmend Abrashi është djali i Aziz Abrashit, dikur një menaxher dhe udhëheqës i zoti, por i cili i mbeti besnik bindjeve të tija edhe të vendit të vet, popullit të vet”, ka thënë ai.


Abrashi beson se mund të jep kontributin e tij për ekonominë e Kosovës, transmeton KP.

“Që nga sot do të kyçem në politikë dhe atë si kandidat i Aleancës. Tani kam nevojë t’iu tregoj pse? Kam mbi 25 vite përvojë punë në sektorin privat të Kosovës. Gjatë këtyre viteve kam kaluar neper sfida të shumta dhe ato i kam kaluar me një vendosmëri dhe kreativitet. Këto sfida kanë kontribuar në rritjen e përvojës sime dhe tani shoh që mund të kontribuoj më shumë për ekonominë e Kosovës”, ka thënë ai.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i pyetur për programin që kishin me Ramiz Kelmendin, që përfshinte rreth 70 mijë vende pune, nuk dha përgjigje të prerë, pos se “ai program është i Aleancës e jo i Kelmendit”. /Telegrafi