Boshko Savkoviq, shkrimtar dhe gazetar, u arrestua sot në banesën e tij me dyshimin se mbante një pankartë me një kukull të “presidentit të varur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Siç tha vajza e Boshkos, Emilia, katër burra u shfaqën në derën e tyre pa asnjë urdhër arresti. Ajo thotë se nuk janë legjitimuar, raporton danas.rs.
Ai u ndalua për një intervistë informative në lidhje me kukullën që u shfaq në pankartën e tyre që mbanin në protestën e djeshme, “Serbia kundër dhunës”.
Kako ovo objasnite deci? Moj sin ima 4 god. Ja sam "ćale" za vas koji promovišete tolerantnije društvo – i ne znam kako bih mu objasnila. @avucic je prijatelj, otac, sin… čovek koji daje sve da 🇷🇸 bude jača. Imate drugačiju viziju – OK, ali vešanje, a borite se protiv nasilja? pic.twitter.com/knhQXxPYYF
— Ana Brnabic (@anabrnabic) June 3, 2023
“15 veta u mblodhëm te monumenti (Sheshi Nikola Pashiq). Baneri ishte aty gjatë gjithë kohës dhe në foto shfaqej një kukull. Ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë. Bëhet fjalë për një kukull që kryeministrja e Serbisë e publikoi në Twitter. Baneri është ende me ne, po e shikojmë. E panë inspektorët që erdhën. Por, ne nuk kemi lidhje me kukullën”, thotë Emilia.
Ajo përmend se babai i saj, Savkoviq, është themeluesi i gazetës satirike “Nasa krmaca”, simbol i luftës për lirinë e gazetarisë, e cila u rrah në rrugë nga njerëzit e Vuçiqit.
Sipas informacioneve të fundit jozyrtare, Savkoviq nesër do të dalë para prokurorit. Ai akuzohet se ka bërë thirrje për shkatërrim me dhunë të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ai u ndalua për 48 orë. /Telegrafi/