(E plotësuar) Gazetarët kosovarë kanë protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar sulmet të cilat kanë ndodhur së fundi ndaj gazetarëve.
Gazetari Vehbi Kajtazi, i cili u sulmua një ditë më parë, tha se kjo dukuri po bëhet shqetësuese.
Ai tha se ata që e sulmuan, kanë lidhje me politiken dhe se nuk janë qytetarë të thjeshtë. Ndërsa shtoi se sulmet e tilla nuk do ta ndalin atë që ta kryej punën e tij, por do të vazhdojë të merret pikërisht me këta njerëz dhe se do të hulumtojë kriminalitetin e tyre.
“Shqetësuese është se ky presion tashmë është kthyer në sulme fizike, është i vazhdueshëm dhe është duke u rritur. Deri tani në asnjë rast, këta individë, sulmues nuk janë njerëz të thjeshtë qytetarë të thjeshtë, por të gjithë janë të lidhur me politikën. Janë njerëz që në një formë apo në një tjetër, kanë lidhje me partitë politike, me pushtetin, të cilët nuk e durojnë punën tonë, nuk i durojnë shkrimet tona dhe për këtë arsye provojnë që në këtë mënyrë me na ndal. Ajo që dua me thanë tash është se sulmi i fundit ka ndodhur pikërisht për shkak të punës sime, pikërisht për shkak të një serie shkrimesh që kam pasur javën e fundit, sepse është i lidhur direkt me personazhet e atyre shkrimeve që kam pas. Fatmirësisht sulmuesi është identifikuar dhe deri në këto momente nuk kemi informacion por shpresoj se shumë shpejtë do të arrestohet dhe do të dal para drejtësisë. E fundit që mund të them është se ky sulm fizik që më ka lëndu fizikisht, nuk ndikon absolutisht në punën time”, tha ai.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj tha se situatat sa i përket sulmit ndaj gazetarëve është përkeqësuar dhe se sistemi i drejtësisë po tregon neglizhencë sa i përket këtyre rasteve.
“Ne si qytetarë të Kosovës por edhe si komunitet i gazetarëve, kemi besuar që lufta jonë ka përfunduar në vitet 99, megjithatë ne si komunitet po dëshmohet se jemi në një luftë, gjithmonë duke pasur shumë kundërshtar, në mënyrë që ta garantojmë njëfarë lirie të shprehjes dhe një liri për të raportuar dhe për të thënë të vërteten. Në luftën tonë të komunitetit të gazetarëve, duket se jemi të vetëm për shkak se po dëshmohet që sistemi i drejtësisë në veçanti, duke përfshirë prokurorinë dhe Gjykatat kanë treguar një neglizhencë në raport me rastet e gazetarëve”, tha ai.
Hysenaj shtoi se deri në këtë muaj janë 19 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilat janë raportuar në polici, e me të cilat po dështon të merret dhe t’i trajtojë në mënyrë serioze sistemi i drejtësisë.
“Ajo çfarë kemi parë dje ose sulmi ndaj kolegut Kajtazi ka qenë një dëshmi që tashmë jemi në një fazë që gazetarët si komunitet së bashku e kanë të pamundur të ndryshojnë këtë logjik, e cila më së shumti po na dëmton neve si komunitet…Ka ardhur koha kur të gjitha institucionet duke nisur nga kryeministri, kryetari i Kuvendit, Presidenti, kryetaret e gjykatave, prokurorët, kryeprokurori që të mendojnë seriozisht për sigurinë e gazetarëve në këtë vend dhe për të garantimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave”, tha ai. /Telegrafi/
—————————————————————————————-
Gazetarët po protestojnë në Prishtinë (Foto)
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka filluar protesta e thirrur nga sociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Gazetarët e Kosovës po mbajnë aksion protestues në mbrojte të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.
Protesta vjen pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, por edhe sulmeve të tjera të fundit ndaj gazetarëve kosovarë.
Protesta po mbahet me slloganin #Nukpushojmë, protestojmë. /Telegrafi<
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës