Sipas gazetës, Thaçi gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës, meqë 48 vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë.

“Presidenti kosovarë zgjedhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputetë. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.


“Österreich” po ashtu shkruan për paralajmërimin e përfaqësuesve të opozitës për të organizuar një protestë, pikërisht në përvjetorin e tetë të pavarësisë. 

Sipas gazetës përmes protestave, opozita në Kosovë po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga dy marrëveshje, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/