Ishte kjo një fitore rutinore e Interit me rezultat 2-0 me golat e Luic Castaignos dhe Giampaolo Pazzinit. Nerazzurët sot zhvillojnë takimin ndaj Manchester Cityt me filim nga ora 17:30.

“Ishte keq që mbetëm me dhjetë lojtarë sepse më pas ishte ndeshje tjetër. Vërtet ne kemi luajtur mirë, por më pas në pjesën e dytë jemi mbrojtur. Por, ne treguam se jemi edhe solidë në mbrojtje. Para përjashtimit nga loja unë isha shumë i kënaqur me Interin tim. Ne bëmë një hap tjetër para në lojën tonë sulmuese – lëvizshmëria ishte e duhur dhe shfrytëzuam mirë anësorët. Pazzini ishte shumë mirë dhe Castaignos e realizoi mirë golin e tij”, u shpreh Gasperini për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app