“Game Over”, Dafinës apo Adelinës?

Me daljen e Dafinës në skenë shumëkush është shprehur se e ka lënë nën hije Gentën, falë suksesit që pati Duffy gjatë vitit që shkoi duke plasuar disa hite dhe duke qenë ndër këngëtaret më të votuara nëpër top-listat e ndryshme.
Kështu spekulohet se kënga që mban fjalët: -“Ti knon e vetes tane qefin po ja bon; Menon se ti je zemër një në një milion; Po fluturon shumë lartë kishe po ki sukses; E unë me këmbë në tokë bon mirë me pas kujdes; Ti e di vet, në internet veten klikon, 500 herë në ditë; Dhe nesër flet në çdo gazetë; E bën ti kot sikur se ke prit...”- i kushtohet Dafinës.
Ndërkohë, ka të tillë që mendojnë se “Game Over” i dedikohet Adelina Berishës, duke qenë se këngëtarja e re e ka akuzuar më herët Gentën kinse ia ka vjedhur një këngë. /Telegrafi/






























































