Galliani: Serie A tash liga e pestë

Italia ka rënë prapa Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë në renditjen e klubeve të UEFA-së, që do të thotë se vetëm tre ekipet e para, në vend të katër ekipeve, do të kualifikohen për Ligën e Kampionëve 2012/13.
“Falë stadiumeve të reja që po ndërtohen për Euro 2016, parashikoj se Franca po ashtu do të na tejkalojë. Ne mund të jemi më konkurrues me faktorë dhe situata të barabarta, por fatkeqësisht nuk është kështu”.
“Spanja ka avantazhin se ata nuk kanë të drejta televizive kolektive, Gjermania na ka tejkaluar falë stadiumeve të reja të mrekullueshme që ndërtuan për Kupën Botërore 2006. Është sikur teatrot dhe restorantet. Ka teatro to bukura dhe të shëmtuara, ka restorante luksoze dhe pastaj piceri”.
“Por ne nuk mund të bëjmë asgjë. Pa stadiume ne nuk mund të bëjmë asgjë dhe pa një ligj të ri ne nuk mund të ndërtojmë stadiume të reja. Madje edhe politikanët e kanë kuptuar këtë, por dizajni i ligjit ka mbetur i bllokuar në mes të dy palëve të parlamentit”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/


































