LAJMI I FUNDIT:

Galliani ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e Chelseat

Galliani ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e Chelseat

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka vetëm fjalë miradije dhe lëvdata për trajnerin e ri të Chelseat, Carlo Ancelotti, i cili porsa u largua nga San Siro.

“Dëshiroj ta falënderoj Carlo Ancelottin për këto tetë vite të jashtëzakonshme të cilat i kemi kaluar së bashku”.

“Ato ishin tetë vite shumë të rëndësishme edhe nga aspekti sportiv duke llogaritur se gjatë kësaj kohe Milani fitoi pesë trofe ndërkombëtare dhe tre trofe në Itali: Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë”.

“Carlo ka fituar dy Liga të Kampionëve si lojtar dhe dy të tjera si trajner, duke mos harruar edhe pjesëmarrja në finalen e tretë”, ka thënë Galliani për Milan Channel.