LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S5 pritet dobët në treg, largohet udhëheqësi i dizajnit

Galaxy S5 pritet dobët në treg, largohet udhëheqësi i dizajnit

Reuters ka raportuar se drejtori i Samsung për dizajnin e pajisjeve mobile, Chang Dong-hoon ka dhënë dorëheqje pas kritikave të marra për dizajnin e modelit të ri të telefonit të kompanisë, Galaxy S5.

Mbështjellësi i pasëm i plastikës, edhe përkundër disa përmirësimeve që ka sjell në krahasim me versionet e mëparshme të linjës së telefonave Galaxy, nuk i ka impresionuar kritikët e industrisë.

Edhe në të kaluarën, por edhe gjatë këtij viti, plastika e përdorur në telefonat e Samsung nuk është cilësuar si një tipar atraktiv në krahasim me konkurrencën, dhe kjo ka bërë që në sytë e blerësve, telefoni i ri i Samsung të vlerësohet me nota të dobëta, dhe për pasojë thuhet se është pranuar dobët në treg.

Edhe përkundër shitjeve të kënaqshme të telefonave të saj mobil, thuhet se Samsung nuk po arrin të gjenerojë shumë profit, për shkak të kostove të larta të marketingut.


Në Korenë e Jugut, Samsung ka qenë e detyruar ta lirojë çmimin e Galaxy S5, për shkak të konkurrencës së madhe nga Apple dhe iPhone. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori