LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S III në prill?

Galaxy S III në prill?

Publikimi nga Samsung i pasuesit të Galaxy S II ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por thashethemet flasin për paraqitjen shumë të shpejtë të tij.

Sipas shkrimit të bllogerit rus Eldar Muratzin, Samsung do të paraqes Galaxy S III gjatë muajit shkurt në panairin Mobile World Congress (MWC) në Barcelonë, e fillimi i shitjes mund të pritet gjatë muajit prill.

Burimi i njëjtë thekson procesorin katërbërthamësh në 1.5 ose 1.6 GHz, kamerën prej 12-megapiksel, ekranin me rezolucion HD dhe Andorid 4.0. Specifikimet e theksuara pritet të jenë të denja për kreun e ri të ofertës së Samsungut të telefonave të mençur, derisa për informatat zyrtare prapëseprapë duhet pritur edhe pak, së paku deri në fillim të MWC-së. /Telegrafi/