LAJMI I FUNDIT:

Galaxy M me stil

Galaxy M me stil

Galaxy i ri i Samsungut mban emërtimin M Style, ndërsa është i menduar ashtu që të jetë celular “me çmim të arsyeshëm” me ekran Super AMOLED 4-inçësh, Bluetooth 3.0 dhe Wi-Fi b/g/n.

Së pari do të paraqitet në shitoret e Koresë së Jugut me çmim prej rreth 500 dollarë, me çka ai është më i lirë se Galaxyt tjerë, por është vështirë të thuhet se është i lirë.

Samsung, për të zvogëluar çmimin, ka dobësuar kamerat – kamera kryesore është prej vetëm 3 megapiksel, e ajo e përparmja vetëm me rezolucionin VGA. Mirëpo në celular është instaluar marrësi DMB TV, ka 4 GB hapësirë për të dhëna /aplikacione, procesor njëgigahercësh njëbërthamësh dhe baterinë prej 1,650 mAh. Sistemi operativ është Android 2.3 Gingerbread. Nëse ndokënd rusisht e interesojnë dimensionet, edhe ato janë të ditura: 122.5 x 63 x 9.9 mm. /Telegrafi/