Në ftesën për pritjen për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, e cila është dërguar nga zyra e presidentes Atifete Jahjaga, në gjuhën serbe ajo është cilësuar si “Lartmadhëria e saj” ("Njeno veličanstvo").

“Gjashtë vjet pasi Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë, nuk ka as mbret as mbretëreshë, as perandor e as perandoreshë, as princ e as princeshë, por ka ‘Lartmadhërinë e saj’. Vendi i saj i punës është këtu, në ndërtesën e Presidencës së Kosovës”, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.


Ky gabim, dhe raporti i Zërit të Amerikës është transmetuar dhe parodizuar në të gjitha mediat e Serbisë. Në titujt e mediave serbe ndër të tjera figurojnë këto fjali: “Hit! Ky është rrëfimi për Jahjagën, gjuhën serbe dhe ‘lartmadhërinë e saj’ në Kosovë”, “’Incidenti’ i ri gjuhësor i presidentes së Kosovës: Jahjaga është ‘Lartmadhëria e saj’”, “Kosova ka ‘lartmadhërinë e saj’”, “E tepruar: ‘Lartmadhëria e saj’, Atifete Jahjaga’”, “Turpi i ri i ‘lartmadhërisë së saj’ Atifete Jahjaga” etj. /Telegrafi/