Kryeministrat e shtatë vendeve më të industrializuara takohen në Kanada. Situata nuk do të jetë fare e lehtë për shkak të dallimeve me SHBA-në.
Ata kanë punuar shumë javët e fundit, por të ashtuquajturit “sherpas”, shefat e negociatave në G7, ende janë shumë larg qëndrimeve të përbashkëta që duhet të miratohen në samitin e Kanadasë, që do të mbahet në Charlevoix.
Negociatat do të vazhdojnë deri në fillimin e samitit të premten, thuhet në qeverinë gjermane. Qëllimi është arritja e një “landing zone” të përbashkët.
Të premten dhe të shtunën do të takohen presidentët dhe kryeministrat e Gjermanisë, Francës, SHBA, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Temat e G7 janë krizat dhe konfliktet në Korenë e Veriut, Siria dhe e ardhmja e raporteve me SHBA, pas vendimit për daljen e saj nga programi bërthamor me Iranin.
Tema të tjera janë edhe mbrojtja e klimës dhe në veçanti tregtia, si fushë e re mosmarrëveshjesh me SHBA-në.
Deklarata përfundimtare larg marrëveshjes
Nëse në këtë samit do të ketë ndonjë deklaratë të përbashkët, ende nuk dihet. Organizatorët po përpiqen që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Deklarata e përbashkët nënkupton edhe një marrëveshje paraprake.
Deklarata nga samiti i fundit në Taormina të Italisë ka dështuar për shkak të qëndrimeve të kundërta për mbrojtjen e klimës.
Ndërsa tani ka një varg pikash ku palët kanë qëndrimet kundërthënëse.
Presidenti Donald Trump mendon ndryshe për shumë çështje.
Në Taormina është vendosur që në deklaratë të thuhet se palët kanë qëndrime të ndryshme për klimën.
Nëse edhe në Kanada vendoset që të shënohen pikat e mosmarrëveshjes, atëherë dokumenti përfundimtar do të ketë më shumë mosmarrëveshje se sa marrëveshje dhe nuk do të ketë peshën e zakonshme.
Të gjithë kundër njërit
Ndërkohë po mendohet seriozisht nëse vetëm organizatori i samitit duhet të përgatisë një kumtesë të përbashkët, ku do të flitej për vlerat e përbashkëta për multilaterizmin, tregtinë e lirë dhe përgjegjësinë për klimën.
A do të thotë kjo pra se një formati të tillë të takimeve po i vjen fundi?
Presidentët dhe kryeministrat e G7 janë përpjekur deri tani që të nënvizojnë vlerat e përbashkëta multilaterale. Këtë thekson edhe qeveria gjermane. Këtë e thotë edhe kancalarja Angela Merkel.
Por jo të gjithë janë për vlerat multilaterale. Harmonia është prishur pas ardhjes së presidentit Trump në pushtet dhe me siguri që nuk do të kthehet shpejt.
Tani bëhet fjalë për një grup të përçarë, shkruajnë mediat kanadeze.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e tha qartë para disa ditësh, kur foli për një takim të “tendosur dhe të rëndë”, me kolegët nga G7.
Mosmarrëveshjet rreth doganave amerikane për çelikun dhe aluminin janë të mëdha.
“G6 + 1”
Takimi i ministrave të Financave dëshmoi se G7 të premten dhe të shtunën mund të shndërrohet në një takim ku gjashtë vende do të kenë qëndrime të ngjashme, ndërsa SHBA mund të jetë kundër.
Por aktualisht askush nuk do të heqë dorë nga G7, në këto kohëra krizash dhe qëndrimesh ekstreme.
Kjo është një mundësi e mirë për takimin e presidentëve dhe kryeministrave të vendeve industriale më të zhvilluara. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t’i rrumbullakojë investimet në një trilion
Protesta masive në të gjithë Sllovakinë kundër qëndrimit pro-rus të kryeministrit Fico
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova