white lace dress be your own brand


Fustane me dantellë
Fustanet e zeza me dantellë në njërën pjesë të tij janë trendi i fundit për mbrëmje të veçanta. Stilistët sugjerojnë kombinimin e ngjyrës së zezë me dantellë, sidomos në pjesën e dekoltesë sepse krijohet një veshje vërtet seksi dhe elegante.

gold dress HL 201C24200 a

Fustan me ngjyrë ari
Përdorni ngjyrën e arit, bronzit ose floririt për fustanet tuaja. Janë të lehta të këndshme dhe goditëse në të njëjtën kohë. Ngjyra metalike është ngjyra më perfekte për fustane në mbrëmje.

HM 3

Fustani i zi i shkurtër
E zeza ka qenë dhe duket se nuk ka për të dalë ndonjëherë nga zgjedhjet e mbrëmjeve. Por më modern është fustani i zi i shkurtër.

reds

Fustani i kuq
E kuqja shkëlqen në çdo trup. Një zgjedhje e bukur, elegante dhe seksi. Taka të zeza dhe aksesorët kombinohen lehtë me fustane të tillë. /Living/Telegrafi/