Fusnota Win-Win
Marrëveshja si Akt juridik përcakton detyrimet dhe të drejtat e dy a më shumë palëve. Fakti se pala Kosovare përfaqësohet nga vet Kosova, e pala Serbe nga vet Serbia në nismat rajonale, është tregues i pamohueshëm se cili është pozicioni dhe pesha e dy palëve në takimet bilaterale dhe multilaterale me karakter bashkëpunimi.
Politika e jashtme e Kosovës nuk ishte përqendruar më tepër në pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo në mënyrë indirekte ka sjellë nevojën fusnotës si modalitet.
Kosova nga kjo marrëveshje përfiton në përafrimin me Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e tërësisë territoriale, duke rritur gjasat e shtrirjes së sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës. Pra, Kosova përfiton në afrimin e pjesës veriore në drejtim të Prishtinës duke mos u përkrahur nga Serbia zgjedhjet serbe në atë pjesë dhe duke instaluar mekanizmin e përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM). Menaxhimi i Integruar i Kufijve është njëri ndër kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave, dhe kjo marrëveshje me Serbinë do të ndihmoj Kosovën edhe në këtë drejtim.
Serbia nga kjo marrëveshje duket se do të marrë Statusin e vendit kandidat, duke u ngjitur një shkallë më lart drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja gjithashtu përafron edhe politikën e Beogradit me Brukselin duke u shkëputur gradualisht nga doktrinat ruse.
Fusnota mund të lexohet edhe si një kronologji e ngjarjeve. Në fillim ishte Rezoluta1244 ku Kosova ishte në Protektorat Ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuare(UNMIK), pastaj në pjesën e dytë të fusnotës sqarohet vendimi i GJND rreth ligjshmërisë së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Një politikan, një historian ose edhe një njeri i rëndomtë do ta përshkruante Kosovën, mu sikur në përshkrimin e fusnotës që i është bërë. Përparësi tjetër e Fusnotës është edhe leximi i sajë nga palët kontraktuese, secila e interpreton në mënyrën e vet, pa e penguar njëra-tjetrën.
Fusnota gjithashtu heq nga tavolina mundësinë e shkëmbimit të territoreve dhe mundëson bashkimin e Kosovës. Vijat etnike i asgjëson duke mundësuar që edhe Kosova edhe Serbia të funksionojnë si shtete shumetnike si shumica e shteteve të rajonit dhe botës. Shtetet shumetnike nxisin demokratizimin e shoqërisë në nivel vendi. Kohëve të fundit është bërë parim që demokracia e shtetit të vlerësohet në atë shkallë se sa i plotëson të drejtat e minoriteteve, duke përfshirë edhe të drejtat e njeriut. Me një fjalë, minoritetet janë vlera kombëtare të çdo shteti.
Në plan të kauzës kombëtare, marrëveshja për përfaqësim rajonal mund të konsiderohet si kthim mbrapa, ndërsa në planin ndërkombëtar dhe në gjeopolitikën e rajonit është një fitore më e madhja e mundshme që ka mund të bëhet.
Opozita Serbe dhe ajo Kosovare shfaqin pakënaqësitë për marrëveshjen e fundit. Ajo serbe konsideron se Serbia njohu Kosovën dhe shiti interesat e Serbisë, ndërsa opozita Kosovare konsideron se Kosova morri pak nga kjo marrëveshje.
Krahas Rambujesë dhe Vjenës, si duket Brukseli ka vetëdijesuar palët për kompromis. Veçanërisht ka vetëdijesuar palën serbe se atëherë kur nuk nënshkruan marrëveshjen, i bartë pasojat.
Politika BE-së dhe kriteret e integrimit në të bazohen në kushtëzim dhe motivim. Kushtëzoi për marrëveshje dhe i motivoi për integrim. Me këtë marrëveshje u arrit edhe njëri ndër kushtet kryesore të BE-së për integrim. Kosova dhe Serbia duhej ta bënin herët a vonë, ka qenë e pashmangshme!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës