Nga: Alan Beattie / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur Donald Trumpi do të futet në Zyrën Ovale më 20 janar, ai do të marrë nën kontroll një aparaturë të qeverisjes globale ekonomike, për të projektuar ndikimin amerikan jashtë vendit – më shumë se çdo gjë tjetër që ShBA-ja ka bërë që nga Lufta e Ftohtë. Por, pavarësisht përpjekjeve të Joe Bidenit për të krijuar një kundërpeshë ndaj forcës shumëdimensionale gjeopolitike të Kinës – që kombinon fuqitë ekonomike, teknologjike, të inteligjencës dhe ushtarake – struktura e ShBA-së është e mangët në koherencë dhe në qëllim. Për më tepër, vetë Trumpi do të përballet me kufizime, në shumë fronte, për ta zhvilluar dhe zbatuar këtë qëllim.
Ngritja e Kinës, që po nxit ShBA-në që të veprojë, mund të krahasohet me kërcënimin e Bashkimit Sovjetik i cili mobilizoi Uashingtonin të braktisë izolimin e paraluftës së Dytë Botërore dhe të krijojë një shtet të sigurisë kombëtare. Por, homologu i tij modern – ajo që ekspertët Henry Farrell dhe Abraham Newman e quajnë “shteti i sigurisë ekonomike” – është penguar nga bashkërendimi i dobët dhe prioritetet e kundërta politika.
Uniteti politik dhe shpejtësia – me të cilat shteti i sigurisë së pasluftës së Dytë Botërore u ndërtua – mbeten mbresëlënëse. Ushtria amerikane, në vitin 1939, ishte më e vogël se ajo e Portugalisë; deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, ajo ishte ndër më të mëdhatë. Në vitin 1929, Henry Stimson, sekretari amerikan i Shtetit, shpërndau agjencinë ushtarake të kriptologjisë me pohimin se “xhentëlmenët nuk duhet të lexojnë letrat e njëri-tjetrit”, një qëndrim që u refuzua fuqishëm me krijimin e CIA-s në vitin 1947 dhe të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në vitin 1952.
Politikisht, mbetjet e izolacionizmit në Partinë Republikane – të mes dy luftërave botërore – u zmbrapsën. Ish-gjenerali republikan i Luftës së Dytë Botërore, Dwight Eisenhower, i zgjedhur president në vitin 1952, ndoqi me entuziazëm një politikë të jashtme aktive.
Kur ShBA-ja përshpejtoi ndërtimin e shtetit të sigurisë ekonomike në vitet 2010 – një ide e zhvilluar nga Departamenti i Shtetit gjatë administratës së Barack Obamas nën termin “shtetbëria ekonomike” – Kina tashmë ishte bërë një rival ekonomik, më i fortë sesa Bashkimi i paralizuar Sovjetik. Kina kontrollonte zinxhirët e furnizimit për produkte shumë të ndjeshme, si mineralet e rralla, dhe kishte përparësi në disa industri të teknologjisë së lartë. Edhe po të kërkohej, nuk ishte një gjë praktike të vendosej embargoja tregtare ndaj Kinës në të njëjtën mënyrë si ndaj BRSS-së dhe satrapëve sovjetikë si Kuba.
Në vend të kësaj, ShBA-ja përdori mjetet – siç vënë në dukje Farrell dhe Newman, ndonjëherë duke ripërdorur instrumentet e vjetra të Luftës së Ftohtë, si Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950 – për të imponuar sanksione financiare duke përdorur sistemin e pagesave në dollarë, kufizimet selektive tregtare dhe kontrollet e eksportit të teknologjisë.
Duke pasur parasysh përmasat e Kinës dhe kompleksitetin e ekonomisë dhe sistemit financiar global modern, këto gjithmonë do të kërkonin ekspertizë teknokratike, me disa departamente qeveritare shumë më të përparuara sesa të tjerat. Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së, për shembull, ka shumë më tepër përvojë dhe fuqi në vendosjen e sanksioneve financiare sesa që ka Byroja e Industrisë dhe Sigurisë e Departamentit të Tregtisë në kontrollimin e teknologjisë.
Qeveria federale e ShBA-së është një krijesë e ngathët dhe me shumë koka. Qeveritë me një kapacitet më të shkathët të sigurisë ekonomike, veçanërisht Australia, priren të kenë pushtet më të centralizuar dhe departamente qeveritare që punojnë shumë ngushtë së bashku.
Edhe për një injorant janë të dukshme kufizimet e këtyre përpjekjeve për të krijuar mjete bindëse ose detyruese, jo vetëm sepse përdorimi i tyre i përsëritur mund të dobësojë ndikimin. Sanksionet financiare kanë parandaluar kompanitë ruse të operojnë me dollarë, por nuk e kanë ndalur makinerinë e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë. Për të shmangur kufizimet, Kina, Rusia dhe India tani tregtojnë në një masë më të madhe në monedhat e veta.
Strategjia e administratës Biden për kontrollin e teknologjisë, e quajtur “oborr i vogël, gardh i lartë”, ishte një slogan i fuqishëm, por i vështirë për t’u zbatuar. Kontrolli amerikan mbi njohuritë në lidhje me gjysmëpërçuesit, mund të ketë ngadalësuar zhvillimin e çipave në Kinë, por gjithashtu e ka nxitur atë të zhvillojë kapacitetet e veta.
ShBA-ja gjithashtu është shpërqendruar nga çështjet më të ngushta proteksioniste, të cilat e largojnë nga qasja globale ekonomike. Përdorimi i justifikimeve të dyshimta për sigurinë kombëtare për të ndaluar aleatët të shesin çelik dhe alumin në ShBA – ose për të marrë nën kontroll kompanitë amerikane të çelikut – nuk jep përshtypjen e një vendi që po bën gjithçka për të kryer një operacion ekonomik të sigurisë.
Megjithëse e paplotë dhe me mangësi, ndoshta jemi në kulmin e praktikës së shtetbërjes shumëdimensionale ekonomike të ShBA-së. Trumpi nuk është presidenti që do të konsolidojë dhe ushtrojë një gjykim të mirë në fuqitë e sigurisë ekonomike të ShBA-së, përveç nëse llogarisim nismat e çuditshme – si kërcënimi i tij për të përdorur tregtinë ose forcën ushtarake për të marrë Grenlandën nga Danimarka.
Trumpi tashmë ka sugjeruar zëvendësimin e qasjes precize të sanksioneve financiare me tarifa të ngathëta tregtare. Ai dhe figurat e afërta me të, si Elon Musk, janë të kompromentuar nga prirja për t’u afruar me Kinën në vend që ta përballojnë atë. Administrata e tij do të jetë e mbushur me entuziastë të kriptomonedhave, të cilat mund të përdoren për të anashkaluar sistemin e pagesave në dollarë dhe për të dobësuar ndikimin e tij.
Është lehtësisht e imagjinueshme që Trumpi i zemëruar do të urdhërojë sanksione të njëpasnjëshme financiare, të cilat shtetet gjithnjë e më shumë i shmangin, ose të shpallë tarifa të pakuptimta tregtare, ndikimi i vetëm i qëndrueshëm i të cilave është margjinalizimi i mëtejshëm i ShBA-së në sistemin global tregtar.
Ky nuk është ekuivalenti i viteve 1950, dhe Donald Trumpi nuk është një Dwight Eisenhower. Një punë e madhe teknokratike është investuar në ndërtimin e një shteti të sigurisë ekonomike, megjithëse jo të përsosur. Nuk është pesimizëm të imagjinosh se shumëçka nga kjo do të zhbëhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Sporting Lisbona njofton gjigantët evropianë se sa kushton Viktor Gyokeres
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?