Me 29 maj 1453, otomanët, të udhëhequr nga sulltani 21 vjeçar, Mehmeti i II-të, e pushtuan Kostandinopojën. Në gjeostrategjinë e atëhershme, kjo ndodhi e madhe botërore shënoi ndryshim të cilin më së shumti do ta ndjente Republika e Venedikut – si e vetmja fuqi e rëndësishme evropiane.
Venediku ishte ngritur në fuqi të rëndësishme për shkak të tregtisë që zhvillonte me Lindjen. Ishte vendi që nga Lindja importonte mëlmesa, tepihë, pambuk, mëndafsh, letër, manuskripte të ilustruara, prodhime të metalit dhe plot mallra tjera të cilat Evropa nuk do ta dinte se ato ekzistonin sikur te mos ishte Venediku.
Venedikasit kishin marrëveshje tregtare me Bizantin i cili më nuk ekzistonte. Sunduesit e rinj, otomanët, për shkak se ishin shumë të fuqishëm, në fillim nuk shprehën interesim për tregti me venedikasit dhe i vazhduan luftërat që i kishin filluar më herët.
Por, në vitin 1479, papritmas sulltan Mehmeti II u ofroi paqe venedikasve të cilët kërcyen nga gëzimi dhe i pranuan të gjitha kushtet që i paraqiti Porta e Lartë. Pos përfitimeve territoriale dhe koncesioneve, sulltani e kishte edhe një kërkesë të pazakonshme, por e cila u paraqitë si esenciale për krijimin e paqes dhe zhvillimit të tregtisë në mes Perandorisë Otomane dhe Venedikut. Sulltani kërko që Venediku ta dërgonte në Stamboll piktorin më të mirë që kishte. Në Venedik u mblodh Senati dhe mori vendim që në Stamboll të shkonte piktori më i mirë i asaj kohe: Gentile Bellini. Me këtë gjest do të kurorëzohej marrëveshja paqësore dhe do të niste tregtia.
Bellini kurrë më parë nuk kishte dalë jashtë qytetit të Venedikut dhe tashti, i ndrojtur, po shkonte në një botë tjetër dhe po hynte në histori. Kishte menduar se do të qëndronte në Stamboll disa javë, por qëndroi dy vite. Bellini ishte mahnitur me shkëlqimin e fuqisë otomane. Pasi që e punoi portretin e sulltanit (Mehmeti II), pati rast të bisedonte me të. Thuhet se edhe sulltanit i kishte pëlqyer puna e piktorit, për të cilën gjë tregonte respekt dhe madje, për shkak të tij, tregtarët venedikas në Stamboll e kishin statusin e veçantë.
Bellini punoi shumë piktura, por ajo që hyri në histori është portreti i quajtur “Fatih Sultan Mehmet”, i cili sot ruhet në Londër në National Portrait Gallery. Në këndin e majtë të portretit, piktori kishte shkruar “Victor Orbis” (Pushtuesi i botës). Ky është ndër portretet apo veprat më të çmuara që ka arti sot.
Sulltan Mehmeti II kishte themeluar universitete, kishte ndërtuar pallate, ujësjellës dhe shumë ndërtime tjera. Por, dëshira e tij ishte që ta zhvillonte artin dhe kulturën dhe kjo ishte arsyeja që e kishte ftuar Bellinin të qëndronte në pallat, pasi që konsideronte se kështu do të ndikonte në artistët vendas. Në fakt, kjo dëshirë e sulltanit nuk u realizua. Pas vdekjes së tij, në pushtet erdhi biri i tij, Bajaziti, i cili ishte e kundërta e babait të tij. Bajaziti ishte puritan religjioz dhe punën e parë që e bëri, i nxori punimet e Bellinit për t’i shitur në treg të plaçkave si gjëra të pavlefshme. Tregtarët venedikas shpejt e morën vesh këtë punë dhe nxituan t’i blinin me çmime të lira. Në këtë mënyrë shpëtuan shumë punime të Bellinit që paraqitnin gratë dhe burrat e zakonshëm apo jetën e përditshme të banorëve të Stambollit.
Ushtarët shqiptarë kanë qenë njerëzit që ia kishin tërhequr vëmendjen Bellinit dhe të cilët i ka pikturuar në disa raste. Kur është fjala te shqiptarët, duhet përmendur që Bellini e ka punuar edhe portretin e Skënderbeut.
Sidoqoftë, qëndrimi i Bellinit në Stamboll ndikoi në afrimin e dy vendeve, por krijoi edhe ndikim të madh në personalitetin apo shpirtin e tij të artistit. Pikturat e Bellinit që janë punuar pas kthimit të tij në Venedik përmbajnë elemente të kulturës otomane. Për fat të keq, shumica e pikturave të tija janë djegur nga një zjarr që e kishte kapluar pallatin shtetëror të Venedikut kur ruheshin veprat e tija.
Megjithatë, Gentile Bellini ka hyrë në histori si piktor i paqes dhe si artist që pati fuqi të afrimit të dy kulturave të atëhershme: otomane dhe venedikase.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit