Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të mbajtur me bordin e drejtorëve, ka njoftuar se pjesa më e madhe e shërbimeve janë funksionalizuar, derisa ka njoftuar për detyrat që janë dhënë për drejtorët të ndarë në tri ekipe, ai për menaxhimin e pandemisë, ekipi për incizimin e gjendjes reale të pasojave në sektorin e ekonomisë dhe ekipi i tretë është i angazhuar për reforma në shërbimin civil dhe arsim.
“Të gjitha shërbimet janë normalizuar në institucionet komunale, në ndërmarrjet publike edhe më tutje biblioteka e qytetit, stadium, palestra e sporteve mbeten të mbyllura si masë për parandalim të përhapjes së pandemisë”, ka thënë Haziri.
Në bazë të vlerësimeve të hershme Gjilani ka një rritje të papunësisë në një shifër prej mbi 3 mijë qytetarë që janë lajmëruar vetëm për 60 ditë, që praktikisht në kuadër të kësaj lëvizje të qarkores, del se 30 për qind është rritur papunësia në Gjilan.
Haziri ka bërë të ditur se këtë vit do të punohet më shumë në zgjerim të sheshit të qytetit dhe zhvillimit të qevdrës në Gjilan.
“Angazhim maksimal për zgjerim të shesheve dhe investimit në qendër të qytetit në këtë vit është fokus i përbashkët dhe detyrë për veprim. Objekti i ish ekzekutivit duhet të largohet dhe kështu të bëhet zgjerimi edhe i parkut dhe sheshit. Kështu do të vazhdojmë tutje në integrimin e të gjitha hapësirave publike dhe private në mënyrë që një territori prej 5 hektarëve të jetë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haziri.
Edhe më tutje mbetet sfidë sipas kryetarit Haziri zhvendosja e Qendrës së Policisë, për të cilën ka thënë se është duke punuar që të gjendjet një zgjidhje, në mënyrë që të fillojnë pastaj punimet në këtë hapësirë sipas planeve urbane.
“Në zonën e parë dhe të dytë të qytetit do të largohen, rrënojat, rrethojat, muret dhe pengesa. Do të integrohen me pjesën urbane. Nuk ka asnjë arsye që biblioteka e qytetit, objekteve komunale, stacioni i autobusëve, spitaleve e ambullantave, përveç shkollave dhe çerdheve, sepse nuk është koha për rrethoja”, ka thënë kryetari në fjalën e tij.
Ai ka potencuar se tani jemi në muajin e pastrimit dhe gjelbrimit të ambientit, duke spikatur zgjerimin e hapësirave të gjelbra, mbjelljen e drunjve dekorativ dhe pastrimin në përgjithësi nga mbeturinat, për t’i kthyer Gjilanit pamjen çfarë vërtetë e meriton, qytet i gjelbër, i pastër, ekologjik dhe i dashur për të jetuar dhe punuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë